Çavi Hernandez i hapi rrugë rikthimit të Lionel Mesit te Barcelona. Trajneri i katalanasve, ish-shok skuadre në vitet më të lavdishme të këtij klubi, ka bërë të qartë se nëse argjentinasi do të shfaqë dëshirën për t’u kthyer në klub, ishte i mirëpritur kurdo.
“Mesi është lojtari më i mirë i historisë dhe i klubit dhe për sa kohë që jam unë trajner këtu, nëse do, mund të vijë çdo ditë. Ai është më i miri. Ia kemi borxh një homazh të madh, të cilin e meriton. Mendoj se ka firmosur për dy vite, por çdo ditë mund të vijë këtu. Dyert i ka të hapura dhe do t’i këtë të hapura”, tha Çavi.
Këto deklarata vijnë pas spekulimeve të ditëve të fundit se argjentinasi është i pakënaqur me situatën te PSG dhe do të dëshironte të kthehej në Katalonjë, për të mbyllur siç duhet karrierën e tij në këtë klub dhe jo për t’u larguar nga dera e pasme siç ndodhi gjatë verës së kaluar./FolDrejt/