Zona e Kënetës pranë bregdetit të Tales është përfshirë nga flakët pasditent e sotme.
Sipërfaqet të tëra me shkurre dhe barishte po digjen prej ditësh në këtë zonë. Zjarrëfikëset janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se vendosja nën kontroll e flakëve ka qenë e vështirë për shkak të erës së fortë.
Aktualisht po punohet për shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk ka informacion nëse flakët kanë qenë të qëllimshme./FolDrejt/