Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, do të vazhdojë kontratën me klubin katalanas në fund të sezonit, ka raportuar gazetari i njohur sportiv italian, Fabrizio Romano.
Xavi e mori Barcelonën në vitin 2021, dhe ka kontratë me klubin katalanas deri në fund të sezonit, përcjell Fol Drejt.
Romano pretendon se klubi katalanas ka përgatitur një kontratë më të pasur për Xavi, i cili është në prag të fitimit të titullit me Barcelonën në La Liga spanjolle. Klubi katalanas është në vendin e parë në tabelë me 12 pikë përpara Realit të vendit të dytë./FolDrejt/