Barcelona mposhti Realin me rezultat 2:1 në ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligës dhe bëri një hap të madh drejt titullit kampion të Spanjës.
Barça tani ka 12 pikë më shumë se Reali. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 9-të me autogolin e Araujo-s dhe Barça barazoi në minutën e 45-të me golin e bukur të Sergio Robertos. Fitoren katalanasve ua ka sjellë Kessie me golin e shënuar në minutën e 92-të.
“Çelësi ishte të mos humbisnim topin dhe kështu të lejonim Realin të na kundërvihet. Reali është sulmues në një lojë të tillë. Ne vuajtëm në pjesën e dytë, mendoj se ishim më mirë. Për mua kampionati nuk ka mbaruar sepse jemi 12 pikë përpara. Ne po kalojmë një sezon të mrekullueshëm në ligë”, tha trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez pas ndeshjes.
“Është koha për t’i nderuar këta lojtarë, të cilët janë kritikuar shumë kohët e fundit. Sergi Roberto… Nuk di çfarë të them tjetër për të. Në çdo ekip tjetër ai do të vlerësohej. Këtu ai kritikohet. Ai është një shembull për të gjithë dhe është e mrekullueshme të jesh trajneri i tij”, shtoi ai, transmeton Fol Drejt.