Kryeministri i qeverisë malazeze në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, në seancën e sotme të qeverisë tha se është i kënaqur me mënyrën se si ka kaluar dita e zgjedhjeve në Mal të Zi dhe se tani, siç tha ai, fokusi nuk është më tek e kaluara, por mbi progresin dhe përparimin shoqëror.
Sipas vlerësimit të tij, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt pa parregullsi të mëdha, si në vendet e Evropës Perëndimore dhe kjo, siç tha ai, duhet të na shërbejë për nderin tonë.
“Frikat që ekzistonin më parë po zhduken, mendoj se edhe pasiguria e investitorëve ka ikur me erë, faleminderit të gjithë ministrave sepse kemi dhënë një kontribut vendimtar që Mali i Zi të dalë nga nofullat e së kaluarës dhe të hyjë në një të re. Do të dëshiroja ta ruaj këtë atmosferë deri më 2 prill, për të marrë një president të ri dhe për t’i dhënë fund periudhës afatgjatë të tranzicionit”, deklaroi Abazovic, transmeton Fol Drejt.