Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Moska do t’i furnizojë vendet e varfra afrikane me ushqim falas nëse Iniciativa për eksportin e grurit në Detin e Zi nuk zgjatet.
“Nëse në fund vendosim të mos e zgjasim kontratën për gjashtëdhjetë ditë, ne jemi të gatshëm ta dorëzojmë të gjithë vëllimin e dërguar në periudhën e kaluar në vendet afrikane që kanë veçanërisht nevojë për të, nga Rusia falas”, tha Putin, raporton Fol Drejt.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Vershinin, tha sot se Moska nuk e konsideron zyrtare deklaratën për zgjatjen e nismës së eksportit të grurit për një periudhë më të gjatë se 60 ditë. /FolDrejt/