Kapiteni i Baselit, futbollisti shqiptar Taulant Xhaka është në qendër të vëmendjes së mediave zvicerane për shkak të një veprimi që shkaktoi të dielën dhe sjelljes së tij josportive pas disfatës ndaj Cyrihut.
Vëllai i Granit Xhakës, Taulant Xhaka, kosovari i cili është përfaqësues i Shqipërisë, bëri një veprim duke e goditur me kokë Nikola Katiçin dhe më pas mediat shkruan shumë për të.
Xhaka në fund të ndeshjes goditi Nikola Katiçin me kokë në gjoks duke na rikujtur Zinedine Zidane-n e vitit 2006 në finalen e Kupës së Botës.
Gjyqtari fillimisht i tregoi kartonin e dytë të verdhë, më pas e thirri atë nga tuneli, e përmbysi kartonin e verdhë dhe i tregoi të kuqin direkt.
Xhaka losing it. First a second yellow, then he goes full Zinedine Zidane.
I doubt he will play anymore matches in Super League this season.
What a finish of the Klassiker.#rotblaulive #fczuerich #BASFCZ pic.twitter.com/GdofOyKU3G
— Swiss Football Data (@swissfootdata) May 7, 2023
Arbitri i dha një të verdhë të dytë Taulant Xhakës dhe e përjashtoi atë. Më pas VAR e përmbysi vendimin, Xhaka u rikthye në fushë dhe në vend të tij iu dha një i kuq direkt.
One of the strangest things I've ever seen in football today.
Taulant Xhaka is eventually retrieved from the tunnel after a VAR review to allow the referee to rescind his second yellow card for violent conduct… and give him a straight red instead.
📹 SRF pic.twitter.com/fMMYZu0i3M
— Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) May 7, 2023
Në një farë mënyre, e tërë kjo nisi me një faull të bërë nga futbollisti serb Nikola Boranijašević, sepse Cyrihu filloi të luante gjithnjë e më ashpër nën sulmin e vendasve me kalimin e ndeshjes. /FolDrejt/