Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar personi i cili e ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Këtë ministri Sveçla e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke thënë se krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë dhe se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.
Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit.
Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /FolDrejt/