Xhemail Çupi, ministër i Diasporës në Maqedoninë e Veriut, po vazhdon ta njoftojë publikun me punët e mira.
Në vazhdën e projektit “Qëndra për diasporë”, sot radha ishte e komunës së Tearcës, ku edhe atje ministri Çupi nënshkroi marrëveshje me kryetarin e asaj komune, për hapjen e një zyreje komunale për diasporë, transmeton Fol Drejt.
“Sot në Komunën e Tearcës, me kryetarin e Komunës z.Nuhi Nezirin kemi nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në fushën e diasporës, respektivisht hapjen e një zyre komunale në kuadër të projektit “Qendra për Diasporë”.
Zyra do të punojë me synim për të ofruar ndihmë, mbështetje dhe qasje më të lehtë për diasporën tonë.
Me këtë marrëveshje ngremë nivelin e komunikimit mes pushtetit qendror dhe pushtetit lokal me qytetarët e diasporës për të rikthyer besimin e tyre tek institucionet shtetërore.
Në këtë takim isha i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, z.Izmit Nura ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Drejtësisë z. Agim Nuhiu dhe deputetja znj. Fisnike Bekteshi Shaqiri.”, ka shkruar ministri Xhemail Çupi në profilin e tij në Facebook, transmeton FolDrejt.