Sulmuesi i Tottenham, Richarlison ka pasur një sezon me ulje dhe ngritje. Së pari, ai kaloi nga Everton te Tottenham për 58 milionë. Në ambientin e ri nuk bëri më të mirën dhe shënoi dy gola në 13 ndeshje dhe ende nuk e ka fituar statusin e një lojtari të padiskutueshëm të formacionit titullar.
Ai filloi një fillim të shkëlqyer në Kupën e Botës, duke shënuar dy gola kundër Serbisë në ndeshjen hapëse, ai me gjysmë gërshërë u shpall më i miri i turneut, ai gjithashtu shënoi një gol të mrekullueshëm ndaj Koresë së Jugut në raundin e 16, dhe më pas u eliminua nga Kroacia me penallti. Tani ai është rikthyer në klub dhe pas humbjes në derbin e Londrës së Veriut kundër Arsenalit, është pyetur për rënien nga Kupa e Botës:
“Ishte një goditje. Mendoj se është më keq se humbja e një anëtari të familjes. Ishte e vështirë të shërohesha. Edhe sot kur shikoj videot në rrjetet sociale, më vjen keq. Por duhet të vazhdojmë. Unë jam ende i ri, mendoj se kam edhe një apo dy Kupa Bote. Do të vazhdoj të punoj shumë që gjërat të fillojnë të rrjedhin, golat të fillojnë të vijnë, këtë di të bëj në fushë.”, transmeton Fol Drejt.