NATO ka mirëpritur heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.
Kështu ka njoftuar vetë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, e cila ka theksuar se presin që të gjitha palët t’u përmbahen angazhimeve të tyre.
Lungescu njëkohësisht ka bërë të ditur se KFOR-i po monitoron nga afër dhe se është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
“NATO mirëpret përpjekjet për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen angazhimeve të tyre. KFOR-i po monitoron nga afër dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur lirinë e lëvizjes”, ka shkruar Lungescu në Twitter./FolDrejt/