Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas nisjes së heqjes së barrikadave në veri të Kosovës, duke thënë se doli një kuptim i ri i barrikadës dhe se pas 434 vjetësh, barrikada hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore, transmeton Fol Drejt.
Rama njëkohësisht është shprehur se nuk ka ndodhur “asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!”
“Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!”, ka shkruar Rama./FolDrejt/