Nuk ka shenja të veçanta se Rusia dëshiron paqen në Ukrainë, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në konferencën e saj për shtyp të fundvitit, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
“Vazhdimi i mbështetjes së Ukrainës është mënyra më e mirë për të arritur fundin e luftës”, u shpreh Meloni.
“Shpresoj që herët a vonë Rusia ta kuptojë gabimin e madh që po bën – deri atëherë, ne do ta mbrojmë Ukrainën.”
Ajo shtoi se mbajtja e palëkundur e mbështetjes për Ukrainën ishte një parakusht kryesor për ruajtjen e një ekuilibri fuqie në fushën e betejës dhe krijimin e kushteve për paqe.
Zonja Meloni tha se synon të vizitojë Kievin përpara një vjetorit të pushtimit rus, i cili do të bjerë më 24 shkurt 2023./FolDrejt/