Sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri një thirrje të re NATO-s për të marrë një “vendim politik pozitiv” për kandidaturën e Kievit për anëtarësim në Aleancë në samitin e korrikut në Vilnius.
“Është koha për të hequr pasigurinë më të madhe të sigurisë në Evropë – domethënë, për të miratuar një vendim pozitiv politik për anëtarësimin (të Ukrainës) në NATO”, tha Zelensky në një fjalim video në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë, siç raportohet nga Reuters, përcjell Fol Drejt.
Zelensky është në një turne nëpër kryeqytetet evropiane për të forcuar mbështetjen e aleatëve për Kievin përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase kundër forcave ruse./FolDrejt/