Ekonomia evropiane është ende e fortë pavarësisht sfidave globale, sipas parashikimit të pranverës ekonomike të Komisionit Evropian (KE) të publikuar sot.
Në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia evropiane shënoi rritje të moderuar dhe në këtë mënyrë shpërndau frikën nga recesioni, i cili u ndikua nga çmimet më të ulëta të energjisë, një treg i fortë i punës dhe reduktimi i problemeve të lidhura me prokurimet, thekson KE, përcjell Fol Drejt.
Në tremujorin e parë, rritja e PBB-së në BE ishte 0.3 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe PBB-ja në Eurozonë u rrit me 0.1 për qind./FolDrejt/