Shumë njerëz janë kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2023.
Ndër ta edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Presidenti i Ukrainës, Presidenti i Turqisë, e të tjerë.
Propozimi i Zelenskyt dhe sekretarit Jens Stoltenberg vjen nga një populist norvegjez i krahut të djathtë, kurse propozimi i presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan vjen nga presidenti i Senatit pakistanez nën arsyetimin se Erdogan bëri përpjekje për paqen si para, ashtu edhe gjatë luftës së Rusisë me Ukrainën, transmeton Fol Drejt.