Në një bisedë telefonike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre diskutuan një paketë të re të mbrojtjes për Ukrainën dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Pata një telefonatë me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre. Faleminderit për paketën e re të mbrojtjes që do të na forcojë në tokë, në qiell dhe në det. Unë jam gjithashtu mirënjohës për një paketë të konsiderueshme ndihme 5-vjeçare që po përgatitet për miratim në Norvegji. Ne diskutuam për bashkëpunim të mëtejshëm. Fitimtar së bashku!” ka shkruar Zelensky.
Kujtojmë se kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre propozoi të ndahen 75 miliardë NOK (7.3 miliardë dollarë) në ndihmë për Ukrainën gjatë pesë viteve. /FolDrejt/