Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, thotë Shtëpia e Bardhë, duke i kërkuar OKB-së të hapë pika shtesë kufitare, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Është kritike për Këshillin e Sigurimit që të autorizojë dy kalime shtesë për të ofruar ndihmë për të shpëtuar jetën. Nuk mund të vonojmë më”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. /FolDrejt/