Aktakuza e urisë
Shkruan: Edlira Ramaj
Unt, unt, unt, Zoti ju sheh – bërtiste plaka në stacion të trenit. Unt, godiste shinat.
Unt qante. Unt vraponte e kthehej përsëri me u përplas me godinën e stacionit pa biletashitës.
Unt, unt, unt, Zoti ju sheh – bërtiste plaka.
Udhëtarët qeshnin, si me një komedi të urisë.
Unt, por ajo s’ishte e çmendur, ne ishim, në marrëzinë e lirisë sonë të përqeshjes.