Presidenti Volodymyr Zelensky ka diskutuar sfidat e sigurisë me Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades dhe ka falënderuar për ndihmën humanitare dhe gatishmërinë për të rritur sanksionet kundër Rusisë, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Diskutuam sfidat aktuale të sigurisë me Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades. Faleminderit për ndihmën humanitare për Ukrainën dhe gatishmërinë për të mbështetur rritjen e presionit të sanksioneve ndaj vendit agresor”, shkroi Zelensky në Twitter.
Siç raportohet, presidenti Volodymyr Zelensky tha se pasi u kthye nga Uashingtoni në fund të dhjetorit, ai ka zhvilluar rreth 30 bisedime me liderë dhe përfaqësues të shteteve partnere.
Më 11 janar u mbajt në Lviv samiti i dytë i Trekëndëshit të Lublinit me pjesëmarrjen e presidentëve të Ukrainës, Polonisë dhe Lituanisë. /FolDrejt/