“Rrezatimi s’njeh kufij shtetërore”- Zelensky pas bombardimit të termocentralit: Shkatërrim i barabartë me gjashtë Çernobilë! Apeli për qytetarët rus
“Populli i Ukrainës! Ne i mbijetuam mbrëmjes që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë, asaj të Ukrainës dhe Evropës”, kështu e nisi ai fjalimin televiziv.
Zelensky tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur hodhi predha direkt në stacion dhe e konsideroi “një akt terrori në një nivel të padëgjuar”.
Teksa iu drejtua popullit rus Zelensky u shpreh: “Si është e mundur kjo? A nuk i luftuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”
Ai u kërkoi që “të dalin në rrugë dhe t’i thonë qeverisë së tyre se dëshirojnë të jetojnë”.
Zelensky tha se është në kontakt me liderët botërorë, të cilët sipas tij se ishin “të tronditur” nga zhvillimet rreth termocentralit.
Presidenti ukrainas gjithashtu bëri thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe sanksione kundër “shtetit terrorist bërthamor”.
“Rrezatimi nuk e di se ku është Rusia. Rrezatimi nuk i njeh kufijtë e vendit tuaj”, tha Zelensky./FolDrejt/