Sipas presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskyy, Kievi i sugjeroi Kinës që Pekini t’i bashkohej një formule të paqes ukrainase për t’i dhënë fund luftës së Rusisë, por se ishte ende duke pritur për një përgjigje, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Presidenti ukrainas e bëri këtë koment gjatë një konference të përbashkët në Kiev me kryeministrin japonez Fumio Kishida.
Pekini ka propozuar një propozim paqeje prej 12 pikash, por Kievi insiston në një tërheqje të plotë të trupave ruse dhe ka promovuar planin e vet në muajt e fundit./FolDrejt/