Tenisti spanjoll Rafael Nadal është në listën e pjesëmarrësve për turneun ATP në Barcelonë, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 prill, njoftuan organizatorët.
Nadal e fitoi turneun në Barcelonë 12 herë, dhe hera e fundit që triumfoi në qytetin e Barcelonës ishte në vitin 2021.
Tenisti spanjoll po rikuperohet nga një dëmtim që pësoi në Australian Open. Aktualisht ai po përgatitet për sezonin në terren në Manacor, transmeton Fol Drejt.