Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se Rusia ka marrë kontrollin e Bakhmutit, pas një beteje të ashpër për atë qytet që zgjati tetë muaj dhe u drejtua nga organizata private paraushtarake ruse Wagner me mbështetjen e ushtrisë ruse.
Siç raporton AP, Zelensky tha se beson se Ukraina e ka humbur atë qytet, por shtoi se “nuk ka mbetur asgjë atje” dhe se rusët “shkatërruan gjithçka”.
I pyetur nëse Bakhmut ishte ende nën kontrollin e Kievit, ai tha: “Unë nuk mendoj kështu.”/FolDrejt/