Pesë vëllezër janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishin shtënë me armë zjarri, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:10, në lagjen “Përroi i njelmët”.
Siç bën të ditur policia, arrestimi i pesë vëllezërve ka ardhur pasi që te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryejnë vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasojë.
Ndërkohë, gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë./FolDrejt/