Kufiri i çmimit të naftës ruse në 60 dollarë, i rënë dakord nga grupi G7 dhe Australia, nuk është serioz dhe vështirë se do ta pengojë Rusinë nga lufta në Ukrainë, tha të shtunën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Pasi G7 dhe Australia arritën një marrëveshje të premten, Bashkimi Evropian pritet ta bëjë këtë gjatë fundjavës. Masa synon të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës, duke parandaluar rritjen e çmimeve globale.
“Është e vështirë të quash një kufizim të tillë një vendim serioz. Është mjaft komode për buxhetin e shtetit terrorist”, tha Zelenski në një adresë video. “Është vetëm çështje kohe para se të përdoren mjete më të fuqishme”. Është për të ardhur keq që ajo kohë do të humbet”, ka shtuar ai.
Andrij Jermak, kreu i administratës së Zelensky, tha më herët se kufiri duhet të vendoset në 30 dollarë “për të shkatërruar më shpejt ekonominë e armikut”.
Zelensky u ankua se bota kishte treguar dobësi duke vendosur kufirin në 60 dollarë, që sipas tij do të rriste buxhetin e Rusisë me 100 miliardë dollarë në vit. “Këto para do të shkojnë drejt destabilizimit pikërisht të atyre vendeve që aktualisht po përpiqen të shmangin vendimet serioze”, tha ai.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të lartë të Kremlinit kanë paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të furnizojnë me naftë ato vende që vendosin kufizime çmimesh. Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara kritikoi “riformësimin” e parimeve të tregut të lirë në platformën e komunikimit Telegram dhe përsëriti se pavarësisht masave, kërkesa për naftën e saj do të mbetet ende e lartë./FolDrejt/