Argjentina e ka fituar ndeshjen kundër Australisë në kuadër të Kupës së Botës.
Argjentina e ka mposhtur 2 me 1 Australinë në ndeshjen e 1/8 e finales, me golin e parë të cilin e shënoi Messi, kurse të dytin lojtari i Manchester Cityt, Julian Alvarez. Ndërsa, në minutën e 77, ishte autogoli i Fernandezit ai që e ngushtoi rezultatin.
Kështu, Argjentina kalon në çerekfinale ku do të ndeshet me kombëtaren e Holandës, transmeton Fol Drejt.