Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili kryeson G7, e ftoi Zelenskin në samitin e një grupi prej shtatë vendeve kryesore industriale dhe ftesa për samitin e NATO-s erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm i asaj aleance ushtarake, Jens Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se ka pranuar ftesat për samitin e G7 dhe samitin e NATO-s që do të mbahet në fund të qershorit në Gjermani dhe Spanjë.
“Me mirënjohje i pranova ftesat e partnerëve për takime të rëndësishme ndërkombëtare”, shkroi ai në Twitter./FolDrejt/