Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vuri në dukje se Aleanca është e përkushtuar të sigurojë gjithçka të nevojshme për të ruajtur të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje dhe njoftoi se organizata do të vendosë më shumë trupa në krahun e saj lindor.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot në Bruksel se agresioni rus “ndryshon lojën” dhe se organizata do të forcojë mbrojtjen ajrore, detare dhe kibernetike, si dhe do të përdorë trupa më të sofistikuara teknologjikisht në territoret e vendeve anëtare.
Stoltenberg la të kuptohej se në të ardhmen trupat e NATO-s do të jenë në krye të mbrojtjes direkte të vendeve të caktuara dhe nuk do të jenë në detyra të përgjithshme si më parë, gjë që do t’u mundësojë atyre të reagojnë më shpejt, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.