Presidenti i Ukrainës thekson se vetëm përpjekjet e bashkuara mund ta ndalin Rusinë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se pushtimi rus është i barabartë me agresionin kundër të gjithë Evropës dhe se sa më shumë armë të marrë Ukraina nga Perëndimi, aq më shpejt do të jetë në gjendje të çlirojë vendin e saj të pushtuar.
Në një konferencë për shtyp, Zelenski tha se kishte biseduar me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë në Kiev për sanksionet e reja evropiane kundër Rusisë dhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës./FolDrejt/