Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi sot se Kievi së shpejti do të nisë një kundërofensivë kundër forcave ruse dhe tha se ai ka besim se Perëndimi më pas do të dorëzojë avionë luftarakë modernë në Ukrainë.
Zelensky tha në një konferencë për shtyp në Finlandë, anëtari më i ri i NATO-s, ku mbërriti sot, se një nga arsyet pse ai erdhi në atë vend është se Ukraina dëshiron të bëhet anëtare e plotë e asaj aleance ushtarake.
Zëdhënësi i presidentit ukrainas tha se bisedimet e Zelenskyt me udhëheqësit nordikë në Finlandë sot do të fokusohen në forcimin e aftësive ushtarake të Kievit dhe kërkimin e hapave konkretë për ta sjellë Ukrainën më afër anëtarësimit në NATO, transmeton Fol Drejt.