Kievi u përpoq të kryente një sulm me dron në rezidencën e presidentit rus Vladimir Putin në Kremlin, njoftoi sot administrata e presidentit rus.
Moska i vlerësoi veprimet e Kievit si një akt të planifikuar terrorist dhe një përpjekje për të vrarë presidentin e Rusisë.
“Dy drone u drejtuan në Kremlin. Si rezultat i veprimeve në kohë të ushtrisë dhe shërbimeve speciale duke përdorur sistemet e radarëve për luftë, pajisjet u çaktivizuan”, thuhet në deklaratë, transmeton Fol Drejt.