Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian në Ukrainë, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Duke ndarë një video në Telegram të vizitës së Roberta Metsola në Lviv, udhëheqësi ukrainas e falënderoi atë për mbështetjen e vendit të tij.
Ai tha se Parlamenti Evropian kishte marrë “vendime të rëndësishme” që nga fillimi i pushtimit rus, duke përfshirë një rezolutë për mbështetjen për vendin dhe lejimin e Ukrainës që të bëhet një kandidat për anëtarësim në BE.
Ai shtoi se shpreson që negociatat për anëtarësimin në bashkim të fillojnë këtë vit./FolDrejt/