Sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vendosi sanksione ndaj 185 kompanive dhe individëve që besohet se janë të lidhur me regjimin në Moskë.
Zelensky deklaroi se kompanitë dhe biznesmenët që transportojnë personel dhe pajisje ushtarake me hekurudhë “në emër të shtetit agresor” do të ndëshkohen, si dhe se prona e konfiskuar do të përdoret për mbrojtjen e Ukrainës, raporton Guardian.
Ndër 182 kompanitë në listë janë disa bjelloruse, të cilat ndihmojnë Rusinë me dërgesat, si dhe tre individë tjerë, transmeton Fol Drejt.