Kina ka vazhduar lëshimin e vizave të zakonshme për qytetarët japonezë që udhëtojnë në atë vend, njoftoi sot ambasada kineze në Japoni.
Në njoftim thuhet se duke filluar nga sot, ambasada dhe konsullatat kineze do të vazhdojnë procesin e dhënies së vizave të zakonshme për shtetasit japonezë, raporton Reuters.
Kina ndaloi lëshimin e vizave për shtetasit japonezë në fillim të këtij muaji pasi Japonia shtrëngoi rregullat e kontrollit kufitar për shkak të virusit Covid-19 për udhëtarët që vijnë direkt nga Kina, transmeton Fol Drejt.