Përmbytjet shkatërruese në Zelandën e Re vazhduan sot pasi shirat e dendur goditën pjesën veriore të vendit, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, përmbytje të shpejta dhe shembje të rrugëve, dhe deri më tani të paktën tre persona kanë humbur jetën.
Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re me një popullsi prej 1.6 milionë banorësh, mbeti në gjendje të jashtëzakonshme pasi reshjet e goditën atë të premten, duke shkaktuar përmbytje që vranë tre persona. Një person tjetër është ende i zhdukur, njoftoi sot policia.
Që atëherë, pika qendrore e gjendjes së jashtëzakonshme është zhvendosur në jug të vendit. Qarku Waitomo, i vendosur rreth 220 kilometra nga Auckland, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme mbrëmë vonë, transmeton Fol Drejt.