Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vetëm një përparim diplomatik dhe jo një fitore e plotë ushtarake mund t’i japë fund luftës së Rusisë ndaj vendit të tij, pasi Moska ndërpreu furnizimin me gaz ndaj Finlandës.
“Ka gjëra që mund të arrihen vetëm në tryezën e negociatave”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas bëri thirrje për më shumë ndihmë ushtarake pasi presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi zyrtarisht një paketë ndihme prej 40 miliardë dollarësh për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj me Rusinë./FolDrejt/