Zyrtari i departamentit qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive, Amir Ali, deklaroi se janë gjetur trupat e të gjithë punëtorëve që figurojnë të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e nëntë punëtorëve të tjerë në një tunel që u shemb sot në Kashmir, duke e çuar numrin e të vdekurve në 10.
Tuneli, i cili është pjesë e sistemit të tunelit malor në autostradën në ndërtim në rajonin e Himalajeve, u shemb të enjten mbrëma, raportoi AP./FolDrejt/