Edhe pse në kohë lufte, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky jep mesazhe inkurajuese për popullin e tij. Në një video mesazh, ai thotë se pavarësisht të gjithë shkatërrimit që Rusia i ka bërë infrastrukturës, do të ndërtojnë çdo rrugë në çdo qytet.
Ai bën thirrje që pushtuesi të luftohet, ndërsa qytetarëve të tij i kërkon që të rrinë të bashkuar, të mbrojnë qytete dhe fshatra.
“Rusia vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën tonë, vazhdon të godasë qytetet tona. Por ne do të restaurojmë çdo rrugë çdo qytet. Çdo shtëpi, apartament i çdo ukrainasi. Tani që pushtuesi është ende në tokën tonë, ne duhet ta luftojmë sa të mundemi. Mbroni qytetet, mbroni fshatrat, mbroni çdo metër të tokës sonë. Dhe çdo pjesë të zemrës sonë. Zemra ukrainase. Shpirti i Ukrainës. Ndihmoni njëri-tjetrin! Mbështetni njëri-tjetrin! Mbroni shtetin! Së bashku do të fitojmë. Lavdi Ukrainës!”, tha Presidenti Zelensky./FolDrejt/