Të enjten, më 9 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vijë në Bruksel për të marrë pjesë në një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të Bashkimit, njoftuan sot mediat evropiane.
Institucionet evropiane ende nuk e kanë konfirmuar programin e saktë të vizitës për arsye sigurie, por Zelenski pritet të jetë i pranishëm në samit, përcjell Fol Drejt.
Ka njoftime se Zelenski do të flasë edhe në Parlamentin Evropian, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar./FolDrejt/