Vladimir Putini rrezikon burgun pas pushtimit të Ukrainës, ku akuzohet se po kryhen krime lufte, kështu vlerëson thuajse e gjithë bota perëndimore.
Ministri britanik i Drejtësisë, Dominic Raab, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër, u pyet nga Times Radio nëse ai e shihte përfundimin e konfliktit me presidentin rus “të burgosur për krime lufte”.
Raab tha: “Mendoj se është një rrezik shumë real që ai duhet ta mendojë tani. Përtej situatës së tij personale, çdo komandant që vepron në Ukrainë, por sidomos në Moskë, kur ata përballen me urdhra të paligjshëm, qoftë për të shënjestruar civilët apo jo, për të sulmuar vende që nuk duhet, ata tani e dinë që gjykata penale ndërkombëtare po heton dhe kryeprokurori Karim Khan, besoj, po udhëton për në Ukrainë. Ata duhet ta dinë tani se përballen me rrezikun real për të përfunduar në bankën e të akuzuarve të një gjykate dhe, në fund në burg, nëse zbatojnë ato urdhra të paligjshëm dhe të palejueshëm”./FolDrejt/