Në komunën e Deçanit më datë 03.03.2022 në ora 10:06 është gjetur e vdekur një femër, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa rasti vazhdon të hetohet, thuhet nga policia.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e sajë viktima femër kosovare. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.