Zevendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka kërkuar falje publike lidhur me një gabim që kishte bërë gjatë deklarimit të vlerës së një automjeti që lëvizte në rrugë për të bërë inspektime, transmeton Fol Drejt.
Durmishi ka thënë se para disa ditëve kishte deklaruar se një Pick – up (automjet) i cili lëvizte në rrugë për të bërë inspektime se ku ka nevojë të intervenohet me kontratën e mirëmbajtjes është paguar në vlerë 850 mijë euro.
“Në fakt ky pozicion nuk i kishte kushtuar buxhetit të shtetit 850 mijë euro por 900 mijë euro.
Sulmet që na bëhen vazhdimisht janë edhe për shkak se nuk ka më pozicione të tilla. Nga 57 milion sa ka kushtuar mirëmbajtja në të kaluarën për tri vite ne e kemi zbritur në 30 milion euro.
Vvazhdojmë dhe nuk ndalemi asnjëherë.”, ka thënë më tej Durmishi./FolDrejt/