Rusia e vendosi sot Norvegjinë në listën e vendeve “jomiqësore”, duke përmendur veprimet kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë me shkrim nga qeveria ruse thuhet se Norvegjia është përfshirë në listën e vendeve të huaja që kanë ndërmarrë veprime armiqësore ndaj misioneve diplomatike dhe konsullore ruse.
“Në përputhje me vendimin në fjalë, numri i personelit vendas që Norvegjia mund të punësojë në Rusi është i kufizuar në 27”, thuhet në deklaratë.
Norvegjia vendosi të dëbojë 15 diplomatë rusë në prill.