Kryeministri socialist i Spanjës Pedro Sanchez thirri papritur zgjedhjet e parakohshme kombëtare për 23 korrikun sot, duke thënë se ai ndihej i detyruar të “merrte përgjegjësi personale për rezultatet” pasi partitë e krahut të majtë u mundën në një votim rajonal.
Sánchez, megjithëse ka thënë vazhdimisht se dëshiron një mandat të plotë si kryeministër i Spanjës, andaj ai e pa humbjen e së dielës si një votë mosbesimi ndaj qeverisë së tij të koalicionit, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.