Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha sot se Forcat e Armatosura Serbe do të qëndrojnë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake deri të premten dhe se deri në orën 14 të ditës së sotme, formacionet e ushtrisë do të vendosen plotësisht përgjatë vijës administrative, sipas para- plane të rregulluara.
“Ata do të jenë të përgatitur për të kryer çdo detyrë dhe urdhër që vjen nga komandanti suprem me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike,” u tha Vuçeviç gazetarëve.
Ai po ashtu tha se ka përshtypjen se KFOR-i po e mbron Policinë e Kosovës dhe, siç tha ai, kryetarët e vetëshpallur të komunave, transmeton Fol Drejt.