Flakët e zjarrit kanë përfshirë këtë pasdite zonën e Malikolajt në Velipojë në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar.
Për shkak të terrenit të vështirë malor është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Në zonë po ndërhyjnë punonjësit e zonave të mbrojtura për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkëpunim me emergjencat civile në prefekturën e Shkodrës./abcnews.al/