Janë publikuar rezultatet e shumicës nga shkollat e kryeqytetit, për nxënësit që aplikuan për t’u regjistruar në klasët e 10-ta.
Në një numër të madh të institucioneve arsimore, nuk ka pasur konkurencë të madhe, andaj të gjithë ata që i kanë plotësuar kriteret për të aplikuar edhe janë pranuar.
Kështu ka ndodhur edhe në Gjimnazin “Sami Frashëri”, ku të lira kanë mbetur mbi 40 vende.
Shkollat profesionale, edhe në këtë vit kanë pasur numër të vogël të të interesuarëve.
Teksa garë kishte në shkollën “Xhevdet Doda”, ku konkurenca la jashtë listës së të pranuarëve një numër të nxënësve./klankosova.tv/