Dy anëtarë të ekuipazhit u vranë dhe një është zhdukur, pasi një zjarr shpërtheu në një cisternë që transportonte karburant në terminalet në ishujt indonezianë Bali dhe Lombok, njoftoi sot kompania energjetike Pertamina.
Ekuipazhi i cisternës me qira MT Christine numëronte 17 anëtarë dhe po transportonte pothuajse gjashtë tonë karburant kur shpërtheu zjarri, përcjell Fol Drejt.
Në njoftimin për shtyp të kompanisë thuhet se nga cisterna nuk është derdhur naftë pas zjarrit dhe se cisterna ka arritur të arrijë në portin e sigurt më të afërt./FolDrejt/