Mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi, ka zbuluar se ai refuzoi një shans për t’iu bashkuar Arsenalit në janar, pavarësisht se liderët e Premier Leagues po shqyrtojnë një lëvizje për 24-vjeçarin.
“Thashetheme, thashetheme, sepse i thashë menaxherit tim se nuk doja të dëgjoja asgjë, sidomos në dimër”, tha Zubimendi për mediumin spanjoll SPORT.
“Të lëmë mënjanë Real Sociedadin me sezonin që po kalojmë do të ishte e palogjikshme. Këtu jam shumë i lumtur”, tha ai, transmeton Fol Drejt.